Reagon administrata ndaj shkrimit - "Vetëm në Bujanoc, konkursi anulohet ndërsa aplikacionet pranohen!!!"
Përkitazi me artikullin e publikuar në portalin Tuaj “Vetëm në Bujanoc konkursi anulohet ndërsa aplikacionet pranohen!!!!!”, e që mbanë datën 16.06.2014
Të nderuar,
Duke i konsideruar mediat si një kujdestar të punës së institucioneve publike dhe të ushtruesve të funksioneve publike në këto institucione, asnjëherë nuk kemi ngurruar të jemi sa bashkëpunues po aq edhe në krahë të tyre përmes formave të ndryshme të ndihmës profesional, për t’i orientuar ato që sa më parë e më lehtë të vijnë deri te lajmi, e që përkon me punën e Administratës komunale.
Duke qenë se gjatë hartimit të artikullit të lartëpërmendur ka munguar një bashkëpunim i tillë, për pasojë edhe informacioni juaj në këtë artikull, e që përkon me punën e Notarisë së administratës , ka dalë i mangët në aspektin e njohjes së materies administrative që e keni shqyrtuar.
Sa i përket punës së Noterisë personeli i saj është i obliguar që në bazë të dispozitave ligjore të pranoj të gjitha shkresat përmes të cilave personat fizik apo juridik, qoftë drejtëpërsëdrejti apo përmes postës, i drejtohen organeve të Administratës komunale, komisioneve apo trupave të ndryshme, duke mos u lëshuar në përmbajtjen e tyre dhe afatshmërinë e kërkesës së ushtruar me atë rast, meqenëse ajo nuk vendos për asnjë shkresë , por vetëm bënë pranimin dhe ia dorëzon ato në përpunim ekzekutuesve në kompetencë të mëtutjeshme për vendosje.
Prandaj Notaria nuk ka bërë asnjë lëshim as edhe me rastin e pranimit të dokumentacionit i cili përmendet në artikullin tuaj, në të cilin figuron data 13.06.2014, meqenëse për meritumin e shkresës vendos Komisioni përkatës.
Duke shpresuar në rrespektimin e dispozitave të Ligjit mbi informimin publik nuk do të hezitoni publikimin e këtij reagimi, duke përmbushur kështu obligimet e ndërsjellta ligjore.
Me rrespekt. KRYESHEFI Nasim Rexhepi